Ndërlidhjet

Hoxhaj kërkon përkrahjen e vendeve të BE-së për MSA-në


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në një takim të përbashkët ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të akredituar në Prishtinë, në kuadër të konsultimeve politike për konkludimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA).

Siç thuhet në njoftimin e MPJ-së, Hoxhaj “ka veçuar angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmbushjen e agjendës integruese evropiane”.

Ai ka thënë se MSA-ja nuk paraqet vetëm kornizën e bashkëpunimit dhe kontraktualitetit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, por edhe agjendën modernizuese dhe zhvillimore për shoqërinë kosovare.
XS
SM
MD
LG