Ndërlidhjet

Lirohet oligraku ukrainas pasi paguan “kushtin rekord”


Dmytro Firtash
Dmytro Firtash
Biznesmeni ukrainas, Dmytro Firtash, është liruar nga paraburgimi, pasi autoritetet e Austrisë kanë verifikuar se 125 milionë eurot, të dorëzuara si kusht, nuk janë para të siguruara në mënyrë të paligjshme.

125 milionë euro është shumë rekorde për lirimin me kusht në historinë e Austrisë.

Gjykata në Vjenë ka thënë se Firtash është liruar pasi ai është zotuar se nuk do ta lërë Austrinë.

Oligarku ka transferuar paratë për kushtin ditë më parë, por hetuesit austriakë kanë dashur të verifikojnë origjinën e parave, para se ta lirojnë atë.

Firtash është arrestuar në Vjenë më 12 mars, me kërkesë të autoriteteve amerikane.

Ai ka qenë nën hetime në SHBA qysh më 2006, për shkak të ryshfetit dhe formimit të një organizate kriminale.

Firtash ka qenë mbështetës i presidentit të përmbysur të Ukrainës, Viktor Yanukovych.
XS
SM
MD
LG