Ndërlidhjet

Irak: Gazetat protestojnë ndaj vrasjes së gazetarit të REL-it


Ilustrim
Ilustrim
Një duzinë e gazetave në Irak kanë refuzuar t’i botojnë numrat e sotëm, në shenjë proteste ndaj vrasjes së djeshme të gazetarit të njohur të radios, nga, siç thonë dëshmitarët, një pjesëtar i rojes presidenciale të Irakut.

Mosdalja njëditëshe e gazetave ishte kërkuar nga Sindikata e Gazetarëve të Irakut, e cila e ka dënuar vrasjen e shefit të Zyrës së Radios Evropa e Lirë/Radio Iraku i Lirë në Bagdad, Mohammed Bdaiwi Obaid Al Shammari, duke e cilësuar si “krim të neveritshëm”.

Al Shammari ishte qëlluar për vdekje në hyrje të kompleksit ku gjendet Zyra e Radios Evropa e Lirë, redaksia për Irakun, në lagjen Xhadrijah të Bagdadit.

Televizioni shtetëror i Irakut ka treguar pamje të një personi në paraburgim, i dyshuar për të shtëna kundër gazetarit, pasi kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, dje e ka vizituar vendin ku ka ndodhur vrasja dhe ka urdhëruar arrestimin e këtij personi të dyshuar.

Zyra e presidentit të Irakut, Jalal Talabani, i cili prej muajit dhjetor të vitit 2012 është në mjekim në Gjermani, këtë vrasje e ka cilësuar si “akt kriminal”.
XS
SM
MD
LG