Ndërlidhjet

Kosovë: Aktivistët i shpëtuan arinjtë e vegjël ngjyrëkafe


Ilustrim
Ilustrim
Aktivistët e shtazëve në Kosovë thonë se i kanë shpëtuar tre këlyshë të arinjëve ngjyrkafe nga robëria.

Tre këlyshët njëmujor janë gjetur ndaras në dy shtëpi javën e kaluar në Pejë, në pjesën perëndimore të Kosovës, dhe besohet se janë nga e njejta nënë.

Deri tash nuk është raportuar për arrestimin e personave që i kishin mbajtur arinjtë, raporton AP.

Aktivistët thonë se nuk e dinë se çka ka ndodhur me nënën. Autoritetet kishin marrë informacione për këlyshët nga qytetarët, pasi fotografitë e tyre ishin publikuar në rrjetin Facebook.

“Ata ishin të stresuar, por tash po ripërtrihen mirë”, thotë aktivisti Afrim Mehmeti, nga strehimorja e arinjëve, që udhëhiqet nga organizata ndërkombëare bëmirëse për shtazë, Four Paws.

Mbajtja e shtazëve të egra në Kosovë është e ndaluar me ligj dhe autoritetet po ndërmarrin masa ndaj atyre që i mbajnë arinjtë ngjyrëkafe, që është një lloj i rrezikuar në Kosovë.
XS
SM
MD
LG