Ndërlidhjet

Të pakten 20 ushtarë të Jemenit janë vrarë kur persona të armatosur sot kanë sulmuar një pikë kontrolli të ushtrisë në Jemenin lindor.

Të pakten gjashtë persona të tjerë janë plagosur në këtë incident.

Agjencia e lajmeve Saba, bëri me dije se sulmi ka ngjarë në provincën Hadramaut.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin megjithatë Al-Kaida ka një prani të madhe në Jemen andaj edhe është e dyshuar se mund ta ketë kryer këtë sulm.
XS
SM
MD
LG