Ndërlidhjet

Turqia në “betejë të humbur” me Twitter-in


Ilustrim
Ilustrim
Qeveria e Turqisë është “duke luftuar një betejë të humbur” me ndalimin e rrjetit social Twitter, thonë ekspertët.

Njerëzit vazhdojnë të “cicërojnë” përmes rrjeteve virtuale private, brauserit anonim Tor dhe tekst-mesazheve, thotë eksperti i sigurisë, Rik Ferguson, raporton BBC.

Rrjeti virtual privat Hotspot Shield ka raportuar rritje të shkarkimeve në iPhone dhe Androrid për mbi 33,000 për qind në 24 orë pas ndalesës.

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka urdhëruar të premten e kaluar bllokimin e Twitter-it, pasi qytetarët e kanë përdorur atë për të përhapur akuzat për korrupsion kundër rrethit të tij të brendshëm.

Vetë Twitter nuk e ka komentuar situatën, por ka postuar udhëzime në anglisht dhe turqisht, duke shpjeguar se si të “cicërohet” përmes tekst-mesazheve, gjë që nuk kërkon fare qasje në internet.
XS
SM
MD
LG