Ndërlidhjet

SHBA: Rusia i ka ofruar forcat edhe më pranë kufirit me Ukrainën


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel, tha se Rusia ngjatë ditëve të fundit, i ka lëvizur forcat e saj edhe më afër kufirit me Ukrainën, ndonëse ishte zotuar se nuk do ta bëj një gjë të tillë.

Gjatë një takimi që ka zhvilluar me homologun e tij britanik Phillip Hammond, Hagel tha se rusët po vazhdojnë të shtojnë forcat e tyre.

Hagel tha se kishte marrë garanci nga ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu gjatë javës së kaluar, se Rusia nuk do ta pushtoj Ukrainën.

Hammond tha se se pavarësisht çfarë mund të ketë thënë ministri rus apo edhetë tjerë zyrtarë rusë, të gjitha duhet marrë me dyshime.

“Të gjitha provat tregojnë se agjenda ruse po drejtohet personalisht tek oresidenti Putin”, ka thënë Hammond.
XS
SM
MD
LG