Ndërlidhjet

OBSH: Në Azinë Juglindore nuk ka raste me poliomielitit


Ilustrim
Ilustrim
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se rajoni i Azisë Juglindore, nuk ka raste me poliomielitit.

Një panel i pavarur i ekspertëve, e ka marrë vendimin të enjten duke thënë se të 11 vendet e këtij rajoni tashmë janë pa poliomielit.

Kjo, sipas ekspertëve, i bie që tashmë 80 për qind e popullsisë në botë jeton në rajone ku nuk ekziston kjo sëmundje.

Por, virusi vdekjeprurës mbetet ende i pranishëm në Afganistan, Pakistan dhe Nigeri.

Të sëmurë nga ky virus ka pasur edhe në vendet ku ka konflikte, si në Siri.

Shërbimi afgan i Radios Evropa e Lirë thotë se rastet e poliomielitit janë shtuar në provincën lindore, Kunar, pjesë kjo që është nën kontrollin e talibanëve.

Poliomielitit është virus që prek fëmijët nën 5 vjeç.

Virusi transmetohet përmes ushqimit të kontaminuar dhe ujit. Virusi mund të sulmojë sistemin nervor dhe mund të shkaktojë paralizë.
XS
SM
MD
LG