Ndërlidhjet

Në OKB nisin diskutimet rreth rezolutës për Ukrainën


Ilustrim
Ilustrim
Ministri i jashtëm i Ukrainës Andriy Deshchytsya, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara ka reaguar ndaj veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

Deshchytsya tha se marrëveshjet ndërkombëtare të sigurisë janë "komprometuar seriozisht" nga veprimet ruse.

Ambasadori rus në OKB Vitaly Churkin, tha në anën tjetër se Krimeja ka qenë historikisht, pjesë e Rusisë.

Sipas Churkin, në shkurt të këtij viti, në Ukrainë është përmbysur qeverisja legjitime që po drejtohej nga Viktor Yanukovych.

Asambleja e Përgjithshme pritet të votojë sot për një rezolutë të paraqitur nga Ukraina, sipas të cilës, do të potencohet integriteti territorial i Ukrainës dhe ankesimi i Krimesë nga Rusia do të vlerësohet si i paligjshëm.

Rezolutat e asamblesë nuk janë të detyrueshme.
XS
SM
MD
LG