Ndërlidhjet

Maqedoni: Zejtaria goditet nga ekonomia joformale


Ilustrim
Ilustrim
Ismet Hajrullahu i cili për më shumë se tre dekada e gjysmë punon në Çarshinë e Shkupit, që nga mosha 18 vjeçare, si këpucëtar, thotë se zejet çdo ditë e më shumë humbin vlerën e tyre si pasojë e konkurrencës jolojale dhe eksportit të mallrave nga Kina.

Ndëkohë, ai apostrofon edhe nevojën për të investuar në edukimin e kuadrit të ri të kualifikuar sipas trendeve të reja që kërkon tregu.

“Kur flasim për atë se mungon interesimi te të rinjtë, mendoj se duhet të ekzistojnë kurse të përshtatshme sipas kërkesave të kohës me që këpucëtaria si zeje përbëhet nga më shumë degë, siç është modelimi, pastaj prerja de përgatitja e pamjes së këpucës dhe përfundimi që përfshin ngjitjen dhe lidhjen e këpucës. Krejt këto pjesë e përbëjnë këpucëtarinë që do të thotë kërkohet shumë njohuri
”, nënvizon Hajrullahu.

Ai thekson se gjithnjë e më pak janë ata të cilët kërkojnë këpucë të modeluar enkas për ta, sepse përgatitja e një palë këpucëve kërkon 5 ditë punë, gjë që i bën shumë më të kushtueshme se sa një palë këpucë të importuara nga jashtë, veçanërisht nga vendet aziatike.

“Por meqenëse vendi këtu në Çarshinë e Vjetër është paksa më specifik dhe me që një pjesë e atyre që vinë si turistë në Shkup vinë për t'u fotografuar me mua si mjeshtër që bën punën e këpucëtarit sepse u bë shumë e rrallë që të porositen këpucë origjinale, dhe ka nga ata të cilët qëndrojnë këtu më gjatë dhe enkas porosisin një palë këpucë meqë ne punojmë me lëkurë origjinale”, tregon Hajrullahu.

Ilia Velevski punon si farkëtar. Thotë se tani kjo zeje pothuajse është tërësisht e “vdekur”, megjithëse nuk ka asnjë përfitim, thotë se e mban hapur dyqanin sepse beson se një ditë do të ngjallë interesimi te përpunimi i hekurit.

“Po vjen dikush sa për të mprehur një sëpatë ose thikë dhe kjo është e gjithë puna, gjersa më parë pritej rend për të punoja patkoi dhe shumë gjëra të tjera për të cilat s'kemi marrë me vite porosi”, Veleski.

Edhe Imer Koka, drugdhendës, i cili gjithashtu punon në Çarshinë e Shkupit, thotë se kjo zeje pothuajse është në zhdukje si pasoj prodhimeve të gatshme të cilat importohen nga jashtë, megjithëse e bën të shpresojë se ka rinj të cilët këtë zeje e shohin si art dhe shprehin interesim për ta punuar, veçanërisht stilimin pjesëve të mobileve.

“Po nga momenti që kam dalë të punoj këtu në Çarshi, të rinjtë kur më shohin se si punoj shprehin shumë dëshirë, por unë këtu e kam ngushtë hapësirën dhe s'mund të marr çirakë për të mësuar, do të marr ndonjë ndihmë nga komuna ose pushteti qendror", thotë Koka.

"Rinisë duhet t'i tregohen vlerat e zejeve të vjetra, sepse po nuk i pa atëherë vdes drugdhendja si artizanat, po edhe shumë zeje të tjera që kanë vlerë të madhe për identitetin e një vendi po edhe populli”, shton ai.

Gjersa kryetarja e Odës së Zejtarëve në Maqedoni pos importit të pakontrolluar nga jashtë gishtin e ka drejtuar kah organet shtetërore të cilët shohin përmes gishtërinjve punën në të zezë të disa zejtarëve të cilët nuk regjistrohen dhe njëkohësisht nuk janë të obliguara të paguajnë tatim duke i vënë në pozitë të palakmueshme zejtarët e mirëfilltë.

"Krahas nevojës së subvencioneve, problemi më i madh me të cilin përballen zejtarët, është ekonomia informate dhe ne së bashku, duhet të ulemi të punojmë me Qeverinë për të evituar këtë problem".

"Për të mbijetuar zejtaria me çdo kusht duhet të luftohet ekonomia e zezë, të legalizohen të gjitha bizneset, përndryshe dëmtohemi gjithë ne zejtarët e regjistruar, duke vënë në pikëpyetje ekzistimin e një pjese të zejeve të vjetra"
, nënvizon Vesna Simova, kryetare e Odës së Zejtarëve të Maqedonisë.

Për këtë vit, Qeveria e Maqedonisë ka paraparë dy programe për mbështetjen e zejtarisë, që përfshin subvencionimin e programeve autentike dhe inicimin e prodhimtarisë së zejtarëve, me ç'rast janë projektuar 1,4 milionë denarë.

Zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski ka bërë të ditur se zejtaria në Maqedoni në më shumë segmente është komplementare me veprimtaritë e tjera, veçanërisht me turizmin, i cili viteve të fundit sipas tij zhvillohet me një hov më të theksuar.

“Thjeshtimi i procedurave administrative për zejtarët apo të ashtuquajturat gijotinë rregullatore si dhe programi për vetëpunësim janë vetëm disa prej masave aktuale për zhvillimin e kësaj dege”
, është shprehur zëvendëskryeministri Peshevski.

Ndryshe në Maqedoni janë regjistruar mbi 300 veprimtari zejtare, ndërkohë që numri i zejtarëve aktiv është rreth 7 mijë.

Gjenerata më të reja në Maqedoni gjithnjë e më shumë përcaktohen për profesionet moderne dhe teknike sesa për zanatet tradicionale.

Si profesione më të preferuara mbetet floktaria dhe mekatronika në profesionin automobilistik, elektroteknika, teknologjia informatike dhe ajo e kompjuterëve duke mos shprehu interesim për endjen e pëlhurave, farkëtarin, dhe disa zeje të tjera.
XS
SM
MD
LG