Ndërlidhjet

LUKoil nis pompimin e naftës në Irak


Ilustrim
Ilustrim
Kompania ruse LUKoil ka nisur pompinin e naftës në Irak.

Të shtunën, në fushën Uest Kurna-2, është mbajtur një ceremoni për të shënuar fillimin e prodhimit komercial.

Zëvendësministri irakian për Çështje të Energjisë, Husayn al-Shahristani, ka thënë se pret që prodhimi të arrijë në rreth 100,000 fuçi në ditë në fillim të muajit prill.

Kompania ruse LUKoil thotë se Uest Kurna-2, e cila ndodhet në pjesën jugore të Irakut, ka rezerva të rreth 12.9 miliardë fuçive naftë.
XS
SM
MD
LG