Ndërlidhjet

logo-print

Ish-pengjet amerikane kundër emisarit iranian në OKB


Hamid Abutalebi

Hamid Abutalebi

Ish-punëtorë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, të cilët janë mbajtur peng në Iran, u kanë bërë thirrje autoriteteve amerikane që të mos i lëshojnë vizë të dërguarit të ri iranian në Kombet e Bashkaura, i cili ka qenë pjesë e grupit radikal të studentëve, që kanë rrethuar Ambasadën amerikane më 1979.

Ish-punonjësit e Ambasadës kanë thënë se Hamid Abutalebi nuk duhet të lejohet në territorin e SHBA-së, sepse ai “ka qenë anëtar i Studentëve Myslimanë, Ndjekës të Imamit” – grupi që ka sulmuar dhe rrethuar Ambasadën e SHBA-së në Teheren dhe ka mbajtur peng 52 amerikanë për 444 ditë.

Abutalebi ka shërbyer si ambasador i Iranit në Australi, Belgjikë, Itali dhe në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG