Ndërlidhjet

SHBA-të pezullojnë projekte dypalëshe me Rusinë


Ilustrim
Ilustrim
Shtetet e Bashkuara kanë bërë me dije se i kanë pezulluar përkohësisht disa projekte dypalëshe me Rusinë, dhe se do të dërgojnë fonde për projekte të tilla në Ukrainë.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të Departamentit amerikan të Shtetit, thuhet se vendimi është si “përgjegje ndaj ngjarjeve të fundit”.

Uashingtoni zyrtar në mënyrë të përsëritur e ka dënuar aneksimin e Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë, duke e cilësuar atë si të paligjshëm.

Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione si përgjigje ndaj Rusisë derisa Administrata e presidentit Obama, ka paralajmëruar edhe masa të mëtejme.

Projektet që janë ndërpererë përfshijnë iniciativa që ishin planifikuar të mbahen në kuadër të bashkëpunimit bilateral mes SHBA-ve dhe Rusisë, kurse janë pezulluar edhe disa aktivitete në fushën e zbatimit të ligjit.

Deklarata e publikuar bën me dije se projektet tashmë do të shkojnë si ndihmë e SHBA-ve për Ukrainën, për të mbështetur atje reformat ekonomike, luftën kundër korrupsionit, etj.
XS
SM
MD
LG