Ndërlidhjet

Egjipt: Tri viktima nga tri shpërthimet në Kairo


Pamje nga shpërthimet e sotme ne Kajro
Pamje nga shpërthimet e sotme ne Kajro
Raportet nga Egjipti bëjnë me dije se në mesin e tri viktimave nga tri shpërthime që kanë ngjarë sot në afërsi të Universitetit të Kajros në Egjipt, është edhe gjerenerali Tareq al-Marhaway.

Dy bombat e para kanë shpërthyer në një kohë thuajse të njëjtë, boma të cila e kanë lënë të vrarë gjeneralin dhe një person tëjetër derisa bomba e tretë ka shpërthyer pak minuta më vonë ndërsa e ka lënë të vrarë personin e tretë.

Së paku pesë persona të tjerë janë plagosur nga këto shpërthime.

Bombat duken se kishin në shënjestër forcat policore, që janë vendosur në zonën e universitetit, e që kanë për qëllim parandalimin e protestave nga ish-mbështetësit e presidentit të përmbysur, Muhamed Morsi.

Që nga korriku i vitit të kaluar kur u përmbys presidenti Morsi, në Egjipt ka pasur shpërthime të shpeshta të dhunës.

Në dhunë zakonsiht janë përfshirë policia dhe anëtarët e partisë “Vëllazëria Myslimane”, e drejtuar nga Morsi.
XS
SM
MD
LG