Ndërlidhjet

Lavrov: Deklaratat e Kievit në kundërshtim me provat


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se një “sasi e madhe e provave” bie në kundërshtim me deklaratat e autoriteteve të Ukrainës se snajperistët, besnikë të presidentit të përmbysur të Ukrainës, Viktor Yanukovych, kanë hapur zjarr ndaj protestuesve antiqeveritarë në Kiev, në muajin shkurt.

Lavrov u ka thënë gazetarëve në Moskë se “e vërteta për snajperistët duhet të krijohet në mënyrë transparente”.

Rusia ka thënë më herët se ultranacionalistët ukrainas janë përgjegjës për dhunën që ka shpërthyer.

Zyrtarët e sigurisë në Ukrainë kanë thënë sot se vrasjet e protestuesve në Kiev janë bërë me urdhër të Yanukovychit dhe kanë akuzuar forcat ruse të sigurisë për përfshirje në represion.

Mbi 100 njerëz janë vrarë gjatë protestave që kanë çuar në përmbysjen e Yanukovychit – shumica e tyre nga snajperistët më 18-20 shkurt.
XS
SM
MD
LG