Ndërlidhjet

Televizioni rus, NTV, i cili kontrollohet nga shteti, ka thënë se 25 shtetas ukrainas janë arrestuar në Rusi, nën dyshimet se kanë planifikuar sabotazh.

NTV ka thënë se të arrestuarit nga shërbimet ruse të sigurisë përfshijnë tre aktivistë të Sektorit të Djathtë – një grup nacionalist i Ukrainës, i cili ka luajtur rol në përmbysjen e presidentit Viktor Yanukovych në muajin shkurt.

Raporti televiziv nuk ka dhënë detaje se ku janë arrestuar të dyshuarit dhe as emrat e tyre.

Sipas burimit të njëjtë, të dyshuarit kanë pasur udhëzime që të fotografojnë lëvizjet e ushtrisë ruse në kufi me Ukrainën.
XS
SM
MD
LG