Ndërlidhjet

EULEX: Paraburgim për dy zyrtarë komunal


Ilustrim
Ilustrim
Misioni EULEX ka bërë me dije se një gjyqtar ndërkombëtar i procedurës paraprake, e ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy zyrtarëve të komunës së Prishtinës.

EULEX ka bërë me dije përmes një kumtese të lëshuar se gjyqtari e ka miratuar pjesërisht kërkesën për caktimin e paraburgimit të parashtruar nga një prokuror vendas i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Kërkesa për caktimin e paraburgimit për tetë zyrtarë të tjerë të komunës u refuzua, ndërsa gjykata i ka konfiskuar dokumentet e udhëtimit të pandehurit të njëmbëdhjetë, si dhe e ka urdhëruar atë që të paraqitet në stacionin e policisë një herë në javë”, ka njoftuar misioni EULEX.

Të pandehurit janë arrestuar më 3 prill 2014.

Ata kanë të drejtë të paraqesin ankesë ndaj vendimit të marrë nga gjykata
XS
SM
MD
LG