Ndërlidhjet

SHBA: Numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut arriti në 33


Pamje e rrëshqitjes së dheut në Oso të shtetit Uashington

Pamje e rrëshqitjes së dheut në Oso të shtetit Uashington

Numri i të vdekurve nga rrëshqitja masive e dheut, e cila e ka shkatërruar komunitetin rural në shtetin Washington, në Shtetet e Bashkuara, sot ka arritur në 33 vetë, ndërsa disa persona ende kosniderohen të zhdukur, kanë thënë zyrtarët.

Prej 33 njerëzve që janë konfirmuar të vdekur, 30 prej tyre janë identifikuar.

Ekipet ende janë në kërkim për 12 persona të tjerë, të cilët konsiderohen të zhdukur, kështu që ka shqetsëime se numri i të vdekurve mund të rritet, ashtu siç ka ndodhur prej ditës së rrëshqitjes masive të dheut.

Përpjekjet e kërkimit janë vështirësuar nga të reshurat e mëdha, me ç’rast është shtuar rreziku i rrëshqitjeve të reja të dheut.

Masa e dheut që ka rrëshqitur ka rënë në një lum dhe përgjatë Autostradës 530, duke i bllokuar dhjetëra shtëpi në lagjet e komunitetit të vogël në Oso.
XS
SM
MD
LG