Ndërlidhjet

Kerry fajëson Rusinë për situatën në lindje të Ukrainës


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, ka thënë sot se agjentët rusë janë dërguar në Ukrainën Linore për të krijuar kaos.

Veprimet e Rusisë në Ukrainën lindore, sipas tij, mund të përdoren si pretekst për të dërguar trupa ashtu siç ka ndodhur me Krimenë.

Këto komente Kerry i ka bërë gjatë një paneli në senatin amerikan në Uashington.

“Çdo gjë që kemi parë në 48 orët e fundit, nga ana e provokatorëve rusë dhe agjentëve që veprojnë në Ukrainën lindore, na tregon se ata janë dërguar atje për të krijuar kaos”, ka thënë Kerry.

Kjo sipas tij, është e paligjshme dhe jolegjitime.

Kerry ka shtuar se SHBA-ja dhe aleatët perëndimorë, janë të gatshëm që të vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë, përkatësisht ndaj bankave ruse, energjisë dhe minierave.

Gjatë javës së ardhshme në Evropë, Kerry ka thënë se do të takohet me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov, por edhe me zyrtarët ukrainas.
XS
SM
MD
LG