Ndërlidhjet

Zyrtarët ukrainas thonë se pro-rusët morën 60 pengje


Pamje nga qyteti Luhansk, Ukrainë
Pamje nga qyteti Luhansk, Ukrainë
Shërbimi Shtetërior i Sigurisë së Ukrainës ,ka bërë me dije se separtistët pro-rusë kanë vendosur eksploziv në një ndërtesë të këtij Shërbimi në qytetin Luhansk dhe po mbajnë aty 60 persona kundër vullnetit të tyre.

Por, njëri nga anëtarët e grupit pro-rusë që gjenden në ndërtesë e që është paraqitur se e ka emrin Anton, e ka mohuar se protestuesit pro-rusë kanë vendosur eksploziv dhe se të njëjtit kanë marrë pengje.

Por, Shërbimi ukrainas i sigurisë përmes një deklarate të publikuar në faqen zyrtare, ka njoftuar në anën tjetër se njësitë anti-terroriste, po bëjnë përpjekje që t’i bindin seperatistët që ti lirojnë robërit e marrë.

Deklarata e këtij shërbimi i ka akuzuar seperatistët se po përdorin masa terroriste.

Ukraina ka bërë me dije se ndërtesa është marrë nga protestuesit e armatosur pro-rusë më datën 6 prill.
XS
SM
MD
LG