Ndërlidhjet

logo-print

Toyota tërheq 6,39 milionë automobila


Ilustrim

Ilustrim

Kopmpania japoneze e automobilave Toyota ka njoftuar se do të tërheqë nga tregu 6.39 milionë automobila, për shkak të pesë problemeve të veçanta që kanë të bëjnë me starterin e motorit, mekanizmin për lëvizjen e karriges së vozitësit, mbajtësin e shtyllës së volanit, motorin e fshesës së xhamit të parë dhe kabllot e mekanizmit për jastëkët ajrorë.

Me ftesën për tërheqje do të përfshihen 27 modele automobilash në tregje të ndryshme botërore, përfshirë Japoninë, SHBA-në dhe Evropën.

Të gjitha veturat janë prodhuar në periudhën prill 2004 deri në gushtin e vitit 2013.
XS
SM
MD
LG