Ndërlidhjet

SHBA ka pak pritje nga bisedimet Rusi-Ukrainë


Ndihmëssekretarja amerikane Shtetit, Victoria Nuland.
Ndihmëssekretarja amerikane Shtetit, Victoria Nuland.
Një zyrtare e lartë amerikane ka thënë se Uashingtoni ka pritje të vogla nga bisedimet e planifikuara midis Ukrainës, Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

“Nuk kemi shumë pritje nga këto bisedime, por besojmë se është shumë e rëndësishme që dera diplomatike të mbahet hapur”, ka thënë ndihmëssekretarja amerikane Shtetit, Victoria Nuland, para Komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Ajo ka deklaruar se Uashingtoni u beson provave që tregojnë për rolin e Moskës në marrjen e ndërtesave qeveritare në lindje të Ukrainës nga aktivistët pro-rusë.

“Nuk mendoj se kemi ndonjë dyshim për angazhimin e drejtpërdrejtë të Rusisë, por në këtë moment nuk mund të shkoj më larg”, ka thënë Nuland.
XS
SM
MD
LG