Ndërlidhjet

25 të vrarë e 100 të plagosur në Siri


Siri

Siri

Agjencia shtetërore siriane SANA ka raportuar se dy makina bombë kanë shpërthyer në qytetin Homs të Sirisë duke lënë të vdekur 25 persona, derisa janë plagosur më shumë se 100 të tjerë.

SANA ka bërë me dije se në shënjestër të sulmeve kanë qenë një rrugë në qytetin Karm el-Loz.

Bomba e parë sipas kësaj agjencie ka shpërthyer në një makinë pranë një dyqnai derisa tridhjetë minuta më vonë, po në atë rrugë ka shpërthyer edhe bomba e dytë.

Njëri nga të plagoosurit, është fotograf i agjencisë SANA, ka bërë me dije kjo e fundit.
XS
SM
MD
LG