Ndërlidhjet

Merkel nesër në Greqi, paralajmërohen protesta


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, udhëton nesër për në Athinë, ku do të takojë kryetarin e Qeverisë greke, Antonis Samars, njofton Qeveria në Berlin.

Në njoftim thuhet se temë kryesore e bisedimeve do të jetë situata në Greqi dhe në vendet e Eurozonës, si dhe çështjet dypalëshe dhe ndërkombëtare.

Korrespondentët thonë se Merkel do të inkurajojë Qeverinë e Samarasit për kursime, ndërkohë që disa sindikata dhe parti opozitare kanë paralajmëruar protesta gjatë vizitës së saj.

Greqia ka vuajtur krizën më të thellë dhe të gjatë financiare në Eurozonë dhe është e varur nga kreditë e shpëtimit qysh në vitin 2010.

Në këmbim, ajo ka premtuar një seri reformash, por është kritikuar shpesh se është e ngadaltë në zbatimin e tyre.
XS
SM
MD
LG