Ndërlidhjet

Libi: Filloi procesi kundër djemve të ish-liderit Gaddafi


Saif al-Islam

Saif al-Islam

Procesi gjyqësore kundër djemve të ish-liderit të përmbysur të Libisë, Muammar Gaddafi, dhe më tepër se 30 ish-zyrtarëve të regjimit të mëparshëm, ka filluar sot në kryeqytetin Tripoli.

Ata akuzohen për korrupsion dhe krime të luftës, të ndërlidhura me vrasjet gjatë kryengritjes së vitit 2011, nga e cila përfundimisht u përmbys Gaddafi.

Pasi më vonë është zënë nga autoritetet e reja në Libi, Gaddafi ishte vrarë.

Të dy djemtë e tij, Saadi Gaddafi dhe Saif al-Islam, nuk ishin në sallën e gjyqit në burgun al-Hadba, në fillim të procesit të sotëm.

Shefi i ekipit hetues tha se Saadi nuk do të paraqitet në gjykatë pasi hetimet ende po vazhdojnë në rastin e tij, ndërsa pritet që Saif al-Islam, i cili mbahet në pjesën perëndimore të Libisë, do të paraqitet përmes videolidhjes.

Ish-shefi i agjencis së spiunimit të Gaddafit, Abdullah al-Senussi, është në mesin e ish-zyrtarëve të akuzuar, që janë të ndarë në sallën e gjykatës me grila.
XS
SM
MD
LG