Ndërlidhjet

logo-print

Bostoni shënon 1-vjetorin e sulmeve


Boston, 15 prill 2013.

Boston, 15 prill 2013.

Bostoni i Shteteve të Bashkuara shënon sot njëvjetorin e sulmeve në maratonën e qytetit.

Tre persona kanë vdekur dhe mbi 260 të tjerë janë plagosur kur dy bomba, në formë të tenxheres me presion, kanë shpërthyer në vijën e finishit.

Presidenti Barack Obama do të shënojë përvjetorin e sulmeve me një minutë heshtje në Shtëpinë e Bardhë.

Të dyshuarit kryesorë për sulmet janë dy vëllezër çeçenë.

Tamerlan Tsarnaev është vrarë në të shtënat me policinë, ndërsa vëllai i tij përballet me gjykim.
XS
SM
MD
LG