Ndërlidhjet

Nigeri: Militantët rrëmbejnë 100 nxënëse të shkollës së mesme


Ilustrim
Ilustrim
Më shumë se 100 nxënëse të shkollës së mesme në Nigeri, janë rrëmbyer nga kryengritësit e dyshuar islamik.

Zyrtarët e sigurisë thanë se nxënëset janë marrë nga persona të armatosur të cilët kanë kontrolluar shkollën në Chibok, që gjenet në pjesën verulindore të qytetit Borno të Nigerisë.

Rrëmbimet sipas autoriteteve të atjshme kanë ndodhur në orët e fundit të ditës së djeshme.

Sipas raporteve, personat e armatosur kanë tejkaluar rojet dhe kanë hyrë në shkollë.

Ndonëse numri i saktë i të rrëmbyerave nuk dihet, autoritetet e atjshme thonë se rreth 100 vajza janë rrëmbyer.

Bastisja, sipas autoriteteve të atjeshme, është kryer nga militantët e grupit Boko Haram.

Ky grup është i njohur për sulmin ndaj shkollave në verilindje të Nigerisë.

Boko Haram dyshohet poashtu se qëndron prapa sulmit me bomë që ka ngjarë gjatë ditës së djeshme në stacionin e autobusëve në kryeqytetin e Nigerisë, ku mbetën të vdekur 71 persona.
XS
SM
MD
LG