Ndërlidhjet

KS: Sulmi në Sudanin J. mund të jetë krim lufte


Ilustrim

Ilustrim

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka thënë se sulmi, i cili ka vrarë së paku 58 njerëz në një bazë të OKB-së në Sudanin Jugor mund të jetë “krime lufte”.

Përmes një deklarate, Këshilli ka thënë se është "i zemëruar" me incidentin dhe i ka bërë thirrje Qeverisë së Sudanit Jugor që të garantojë siguri për civilët.

Një grup prej 350 të rinjsh, të veshur me rroba civile, kanë hyrë të premten në bazën e OKB-së qytetin Bor dhe kanë hapur zjarr.

Pos të vrarëve, janë regjistruar edhe mbi 100 njerëz të plagosur.
XS
SM
MD
LG