Ndërlidhjet

logo-print

Joe Biden viziton Ukrainën


Zëvendës presidenti amerikan, Joe Biden

Zëvendës presidenti amerikan, Joe Biden

Zëvendës presidenti amerikan Joe Biden është duke udhëtuar drejt Ukrainës për një vizitë dy ditore, gjatë së cilës do të takohet me zyrtarët e qeverisë ukrainase dhe me pjestarë të shoqërisë civile, për të diskutuar rreth krizës në Ukrainës.

Gjatë ditës së martë, Biden në Kiev, pritet që të takohet me ushtruesin e detyrës së presidentit ukrainas Oleksandr Turchynov, si dhe me ushtruesin e detyrës së kryeministrit, Arseniy Yatsenyuk.

Biden në Kiev pritet të arrijë sot, ku do të takohet me disa ligjvënës ukrainas, udhëheqës të organizatave joqeveritare por edhe me zyrtarë nga Ambasada Amerikane në Kiev.

Shtëpia e Bardhë përmes një njoftimi, ka bërë me dije se Biden do të diskutoj në Ukrainaë rreth përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare për stabilizimin e situatës në Ukrainë, rreth situatës së krijuar nga seperatistët pro-rusë në lindje të Ukrainas si dhe do të ketë diskutime me qëllim të forcimit të ekonomisë ukrainase.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Biden gjatë këtyre takimeve, do të diskutoj edhe për reformën kushtetuese, procesin e decentralizimit si dhe rreth zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 25 maj.
XS
SM
MD
LG