Ndërlidhjet

Egjipt: Dy kandidatë për zgjedhjet presidenciale


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet zgjedhore në Egjipt, kanë bërë me dije se vetëm dy kandidatë i kanë dorëzuar dokumentet për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale, që do të mbahen gjatë muajit të ardhshëm.

Ata janë ish-udhheqësi i ushtrisë Abdel Fattah al-Sisi, i cili e ka drejtuar aksionin për largimin e Muhammed Morsit nga pushteti gjatë vitit të kaluar, si dhe politikani Hamdeen Sabbahi, i cili ka qenë i treti në garën për president në vitin 2012.

Komisioni zgjedhor ka bërë me dije se askush tjetër nuk është paraqitur deri në ditën e fundit të afatit, që ka qenë data 20 prill.

Komisioni ka bërë me dije se Abdel Fattah al-Sisi bashkë me dosjen e tij i ka rorëzuar edhe rreth 190 nënshkrime të qytetarëve që e mbështesin kandidaturën e tij.

Kandodati tjetër ndërkaq, sipas të njëjtit komision, bashkë me dosjen i ka dorëzuar edhe 30 mijë nënshkrime.

Mbështetësit e ish-presidentit Morsi nga Vëllazëria Myslimane, e akuzojnë El-Sisi se e ka kryesuar grusht shtetin për përmbysjen e presidentit Muhammed Morsi.

Edhe kandidati Hamdeen Sabahi, ka qenë mbështetës i largimit të Morsit por edhe kritik ndaj rolit të ushtrisë në politikën egjiptiane.
XS
SM
MD
LG