Ndërlidhjet

SHBA, Rusi: Presion reciprok për zbatimin e marrëveshjes


John Kerry (majtas) dhe Sergei Lavrov gjatë takimit në Gjenevë më 17 prill
John Kerry (majtas) dhe Sergei Lavrov gjatë takimit në Gjenevë më 17 prill
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, i ka bërë thirrje Rusisë për ndërmarrrjen e “hapave konkretë” në implementimin e marrëveshjes ndërkombëtare për uljen e tensioneve në Ukrainë.

Nga ana tjetër, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Uashingtoni duhet ta përdorë ndikimin e tij për tu bërë presion autoriteteve ukrainase, të mbështetura nga perëndimi, për ta implementuar marrëveshjen, e cila u arritë javën e kaluar në Gjenevë të Zvicrës.

Këto komente u bënë pas një bisede të mbrëmshme telefonike, Kerry – Lavrov.

Në njoftimin e Departamentit amerikan të shtetit u tha se zoti Kerry ka kërkuar nga Rusia që publikisht t’i ftojë separatistët për t’i liruar ndërtesat dhe pikat e kontrollit, që janë okupuar në mënyrë ilegale, dhe ta pranojnë amnistinë e ofruar nga qeveria e Ukrainës.

Por, Ministria e jashtme e Rusisë, nëpërmes një deklarate thotë se Lavrov ka kërkuar që Kerry të bëjë presion ndaj autoriteteve të Ukrainës, për t’i goditur ultranacionalistët dhe t’i parandaloj “kokat e nxehta” nga provokimi i ndonjë konflikti.
XS
SM
MD
LG