Ndërlidhjet

logo-print

Ukraina përgatitet për operacion anti-terririst në lindje


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria e Ukrainës thotë se ka përfunduar zyrtarisht armëpushimi që ishte caktuar gjatë periudhës së Pashkëve, dhe se tashmë po pëergatitet për një ofensivë të re ushtarake kundër kryengritësve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Zëvendës kryeministri i parë Vitaly Yarema, tha sot se Kievi është i gatshëm për ta nisuer operacionin anti-terrorist kundër seperatistëve pro-rusë, të cilët kanë zënë ndërtesat e qeverisë në afro dhjetë qytete të Ukrainës.

Deklarata vjen një ditë pasi që ushtruesi i detyrës së presidentit ukrainas Oleksandr Turchynov, ka kërkuar që të rifilloj aksioni anti-terririst në Ukrainën lindore.

Turchynov e ka bërë këtë kërkesë pasi që të martën janë gjetur dy trupa të pajetë në lindje të Ukrainës.

Njëri nga të vdekurit është anëtari i partisë së Turchynov, Volodimir Rybak.
XS
SM
MD
LG