Ndërlidhjet

Rusi: Ukraina dhe SHBA po e shtrembërojnë marrëveshjen


Pamje nga qendra e Moskës
Pamje nga qendra e Moskës
Rusia e ka akuzuar qeverinë e Ukrainës dhe Shtetet e Bashkuara për shtrembërimin e Marrëveshjes së Gjenevës, të arritur javën e kalur, që synon uljen e tensioneve në pjesën lindore të Ukrainës.

Në një deklaratë të sotme, Ministria e jashtme e Rusisë tha se Kievi dhe Uashingtoni po e injorojnë atë që është përshkruar si aksione provokuese nga nacionalistët ukrainas.

Marrëveshja e Gjenevës, e arritur më 17 prill nga Ukraina, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, u bënë thirrje të gjitha grupeve të armatosura ilegale në Ukrainë, t’i dorëzojnë armët e tyre dhe të largohen nga ndërtesat publike që i kanë okupuar.

Ministria e jashtme ruse tha se Moska ende beson se perëndimi është serioz lidhur me arritjen e paqes në Ukrainë, por “faktet flasin ndryshe”.

Rusia kërkon, poashtu, tërheqjen e menjëhershme të të gjitha njësiteve të ushtrisë së Ukrainës, nga pjesa juglindore e Ukrainës, dhe fillimin e dialogut gjithpërfshirës.
XS
SM
MD
LG