Ndërlidhjet

Ashton: Vendimi për gjykatën e forcon sundimin e ligjit


Catherine Ashton
Catherine Ashton
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, e ka përshëndetur vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe krijimin e gjykatës speciale.

“E mirëpres votimin e sotëm në Kuvendin e Kosovës, që e mbështetë tranzicionin e mandatit të EULEX-it dhe e konfirmon përkushtimin për krijimin e gjykatës speciale, për të gjykuar lidhur me raportin në vitin 2011 për akuzat nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës”, thuhet në deklaratën e zonjës Ashton dërguar mediave.

Mëtutje, ajo thekson se “e lavdëron qeverinë dhe anëtarët e parlamentit për udhëheqjen e tyre dhe përkushtimin për drejtësi, të demonstruar nëpërmjet asaj që ne e kuptojmë se është vendim i vështirë dhe i ndjeshëm”.

Znoja Ashton konsideron se vendimi i sotëm nga deputetët e Kuvendit të Kosovës “do ta forcoj sundimin e ligjit dhe do ta përmirësoj kredibilitetin e imazhit të vet ndërkombëtar”.

“Duke e marrë një vendim të tillë, liderët e Kosovës e kanë zgjedhur të ardhmen më të mirë evropiane për Kosovën dhe shtetasit e saj”, tha Ashton dhe ka shtuar se “BE-ja do të vazhdoj të jetë partner i fuqishëm për Kosovën në rrugën e saj evropiane”.
XS
SM
MD
LG