Ndërlidhjet

logo-print

Kievi rihapë hetimet për një vdekje të para 15 viteve


Ilustrim

Ilustrim

Gjykata e Apelit në Kiev e ka nxjerrë një vendim përmes të cilit i ka urdhëruar prokurorët, që të rifillojnë hetimet për vrasjen e një politikani ukrainas, 15 vite më parë.

Vendimi i sotëm e anulon vendimin e mëhershëm, sipas të cilit, ishte mbyllur rasti.

Vyacheslav Chornovil, i cili po e ndihmonte në fushatën elektorale presidentin Leonid Kuchma, ka vdekur në vitin 1999, si rezultat i një aksidenti me makinë.

Ministria e brendshme fillimisht e kishte cilësuar rastin si aksident.

Por të afërmit e Chernovil, e kishin sfiduar versionin zyrtar, duke bërë që të nisë një hetim i ri në 2011-ten.

Familja pretendon se ai është vrarë.

Djali i të ndjerit, Taras, thotë se dokumentet dhe provat tjera, tregojnë që vdekuja nuk ishte aksidentale.
XS
SM
MD
LG