Ndërlidhjet

Merkel e zhgënjyer me veprimet e Rusisë


Kancelarja gjermane, Angela Merkel
Kancelarja gjermane, Angela Merkel
Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka thënë se veprimet e Rusisë në Ukrainë gjatë javës së fundit e sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes së Gjenevës, janë absolutisht zhgënjyese.

Se Merkel e ka shfaqur zhgënjimin e saj ka bërë me dije zëdhënësi i saj i cili ka treguar se Merkel, këtë mesazh ia ka përcjellur edhe presidentit rus Vladimir Putin, gjatë një bisede telefonike të realizuar sot.

Marrëveshja e Gjenevës është arritur më 17 prill dhe kishte për qëllim ndërprerjen e krizës në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG