Ndërlidhjet

Shtatë të vrarë nga dy shpërthime në Pakistan


Ilustrim
Ilustrim
Katër djem të mitur dhe tre ushtarë, janë vrarë si rezultat i dy sulmeve të ndara me bomba që kanë ngjarë në Pakistan.

Policia ka njoftuar se katër djemtë e vrarë të cilët ishin pjesëmarrës në një seminar në qytetin Karaçi, janë të moshës nga 10 deri në 15 vjeç.

Më shumë se dhjetë studentë të tjerë, janë lënduar.

Tre ushtarë ndërkaq janë vrarë si rezultat i një shpërthimi që ka goditur një autokolonë ushtarake në rajonin fisnor afër kufirit afgan, pjesë e cila llogaritet si qendër e militantëve islamik të lidhur me Al-Kaidën.

Askush deri më tani, nuk e ka marrë përgjegjsinë për asnjërin nga sulmet.
XS
SM
MD
LG