Ndërlidhjet

Siri: Nga sulmi në Damask – 12 të vrarë


Banorët përpiqen të strehohen pas një sulmi të mëparshëm në Siri

Banorët përpiqen të strehohen pas një sulmi të mëparshëm në Siri

Mediat e kontrolluara nga shteti në Siri raportojnë se së paku 12 vetë janë vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur, nga sulmi i sotëm me mortajë në pjesën qendrore të Damaskut.

Për këtë sulm, në raporte fajësohen “terroristët”, fjalë që përdoret nga qeveria e presidentit Bashar al-Assad, për t’i përshkruar kryengritësit, që luftojnë për ta përmbysur regjimin e tij.

Kryengritësit, që i mbajnë nën kontroll disa lagje në periferi të kryeqytetit Damask, shpeshherë lansojnë sulme me predha brenda në Damask.

Vlerësohet se afro 150 mijë njerëz janë vrarë në Siri gjatë luftës civile trivjeçare.
XS
SM
MD
LG