Ndërlidhjet

Irak: Nga dy eksplodime – 15 të vrarë


Pamje nga një sulm i mëparshëm me bombë në Irak
Pamje nga një sulm i mëparshëm me bombë në Irak
Zyrtarë mjekësorë dhe të sigurisë thonë se nga dy eksplodime në një treg në qytetin Sadijah, në verilindje të kryeqytetit Bagdad, janë vrarë së paku 15 vetë dhe plagosur 20 të tjerë.

Sulmi i sotëm ndodhi një ditë pasi në qytetin e afërt Khanaqi, nga një sulm vetëvrasës me bombë, u vranë 30 vetë.

Sulmet e fundit në Irak u bënë para zgjedhjeve të përgjithshme, që organizohen nesër, dhe janë të parat pas largimit të njësiteve luftarake ushtarake të Shteteve të Bashkuara, në fund të vitit 2011.

Nga dhuna e cila vazhdimisht po shtohet në Irak, deri tash këtë vit janë vrarë afro 3 mijë vetë.
XS
SM
MD
LG