Ndërlidhjet

Belgjikë: Januzaj në përgatitje për kampionatin botëror


Adnan Januzaj gjatë një aksioni

Adnan Januzaj gjatë një aksioni

Aloja e re e ekipit anglez të futbollit, Manchester United, Andan Januzaj, që aktualisht ka shpallur se do të luaj për Belgjikën në nivelin të reprezentacioneve, e ka rastin t’i tregoj aftësitë e tij për Kupën Botërore, që ia ka dhënë trajneri i kombëtares së Belgjikës, Marc Wilmots.

Adnan Januzaj, 19 vjeçar, do të jetë në mesin e grupit prej 26 ose 27 lojtarëve, që do të marrin pjesë në kampin stërvitor para Kupës Botërore, nga i cili do të zgjedhet ekipi final prej 23 futbollistëve, që do të marrin pjesë në kampionatin botëror të futbollit në Brazil, prej 12 qershor e deri më 13 korrik.

“E vërteta duhet të vijë nga terreni dhe ai duhet ta fitoj pjesëmarrjen sikur çdo kush tjetër”, i tha gazetës Le Soir, trajneri Wilmots.

Adnan Januzaj është i lindur në Belgjikë nga prindërit shiptarë të Kosovës dhe ka kaluar nëpër akademinë e njohur futbollistike të ekipit të Belgjikës, Anderlecht, para se të arrinte në Manchester United.

Në këtë klub ai ishte prej moshës 16 vjeçare dhe këtë sezon ka treguar formë shumë të mirë.

Pjesëmarrja e Belgjikës në kampionatin e futbollit në Brazil është e para prej vitit 2002.
XS
SM
MD
LG