Ndërlidhjet

Obama viziton Poloninë në qershor


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të vizitojë Poloninë në qershor.

Shtëpia e Bardhë njofton se Obama do të zhvillojë takime dypalëshe në Varshavë, të cilat pritet t’i dominojë kriza në Ukrainë, si dhe do të marrë pjesë në një aktivitet me rastin e rrëzimit të komunizmit në këtë vend, 25 vjet më parë.

Pas Varshavës, Obama do të takohet me udhëheqës të G7-ës, grupit të vendeve më të industrializuara, në Bruksel.

Gjatë turneut në Evropë, presidenti Obama do të shkojë edhe në Francë.
XS
SM
MD
LG