Ndërlidhjet

Siri: Nga sulmet vetëvrarëse – 18 të vrarë


Ilustrim
Ilustrim
Nga dy sulme vetëvrasëse me makinë – bombë, sot në provincën qendrore Hama në Siri, janë vrarë së paku 18 vetë dhe më tepër se 50 të tjerë janë plagosur.

Televizioni shtetëror dhe agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë, SANA, kanë raportuar se në mesin e të vrarë janë edhe 11 fëmijë.

Në këto media shtetërore për këtë sulm fajësohen “terroristët”, që është shprehje që ato e përdorin për kryengritësit që luftojnë kundër regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Këto shpërthime u bënë tri ditë pasi nga sulmet kundër hapësirave nën kontrollin e qeverisë në qytetet Homs dhe Damask, raportohet se ishin vrarë më se 100 njerëz.

Gjatë tri viteve të kaluara, nga lufta civile që po vazhdon në Siri, janë vrarë më se 150 mijë vetë.
XS
SM
MD
LG