Ndërlidhjet

logo-print

Pro-rusët maltretojnë një grup të gazetarëve


Ilustrim

Ilustrim

Një grup i gazetarëve perëndimorë janë mbajtur sot për disa orë nga seperatistët pro-rusë, në qytetin Slovyansk, në lindje të Ukrainës.

Gazetarët amerikan nga televizioni CBS dhe nga agjencia Buzzfeed por edhe një ekip britanez i Sky News, janë ndaluar në pikat që kontrollohen nga rebelët, teksa po tentonin që të shkonin për më mbuluar ngjarjet që po ndodhnin në Slovyansk.

Reporterja e televizionit CBS, Clarissa Ward ka bërë me dije se ajo dhe kolegët e saj u dërguan në vende të ndryshme, dhe atë me sy të mbyllur.

Një anëtar mashkull i ekipit të gazetarëve, është rrahur nga militantët.

Gazetari nga agjencia Buzzfeed, Mike Gigilo, ka njoftuar se seperatistët ia kanë marrë pallton dhe helmeten, para se ta lironin.

Forcat ukrainase kanë nisur një ofensivë për të rimarrë qytetin Slovyansk, i cili qytet po mbahet nën kontrollë nga seperatistët.

Disa gazetarë, zyrtarë dhe qytetarë të Ukrainës, janë zhdukur në Slovyansk gjatë javëve të fundit.
XS
SM
MD
LG