Ndërlidhjet

Pragë: Falet xhumaja në ambient të hapur


Ilustrim
Ilustrim
Më shumë se 500 myslimanë e kanë falur namazin e xhumasë në një hapësirë të hapur afër Ministrisë së Brendshme Çeke në Pragë, si shenjë proteste kundër bastisjeve policore që janë bërë javën e shkuar në ambientet e Fondacionit Islamik në Pragë.

Kryesuesi i myslimanëve të Pragës Muneeb Hassa n Alrawi, i tha Radios Evropa e Lirë, se lutja e sotme në ambient të hapur, është organizuar për të treguar se bastisjet policore të javës së kaluar, ishin të vrazhda dhe të papërshtatshme.

Më 25 prill, policia çeke i ka ndërprerë faljet e xhumasë në dy objekte të fondacionit në Pragë, objekte të cilat përdoren edhe si xhami për myslimanët lokalë.

Disa myslimanë, janë arrestuar si rezultat i aksionit.

Policia më vonë ka shpjeguar se si rezultat i bastisjeve, është arrestuar një person i dyshuar se po shpërndante libra që nxisin racizëm, anti-semetizëm dhe ksenofobi.
XS
SM
MD
LG