Ndërlidhjet

Sulm në kryeqytetin somalez, 6 të vrarë


Mogadishu - foto arkivi
Mogadishu - foto arkivi
Së paku gjashtë njerëz, përfshirë një zyrtar të lartë, janë vrarë nga shpërthimi i një bombe në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.

Policia beson se Abdikafi Hilowle, zyrtar i këshillit të qytetit, i cili ka vdekur në sulm, ka qenë shënjestër.

Burimet spitalore thonë se shpërthimi në qendrën komerciale dhe administrative të qytetit ka plagosur së paku 25 persona të tjerë.

Grupi Al Shabab, i cili është i lidhur me Al Kaidën, ka marrë përgjegjësinë.

Grupi militant, i cili do që të vendosë një version strikt të Ligjit të Sheriatit në Somali, është dëbuar nga qyteti Mogadishu në vitin 2011, por ai vazhdon të udhëheqë një fushatë guerile.
XS
SM
MD
LG