Ndërlidhjet

Afganistani në zi për viktimat e rrëshqitjes së dheut


Afganistan
Afganistan
Afganistani është sot në ditë zie për viktimat e rrëshqitjes së dheut në veri të vendit.

Katastrofa ka ndodhur të premten në fshatin Ab Barek të provincës Badakshan.

Numri i saktë i të vdekurve është ende i paqartë.

Të shtunën, zyrtarët afganë kanë konfirmuar së paku 300 viktima, por numri i tyre pritet të rritet.

Departamenti për Katastrofa i Afganistanit ka paralajmëruar se ka rrezik për rrëshqitje të tjera të dheut në zonë.
XS
SM
MD
LG