Ndërlidhjet

Finlanda është vendi më i mirë për të qenë nënë


Ilustrim
Ilustrim
Organizata ndërkombëtare e bamirësisë “Save the Children” vlerëson se Finlanda është vendi më i mirë në botë për të qenë nënë.

Organizata me seli në Londër ka publikuar sot indeksin për nënat në botë, për vitin 2014.

Norvegjia dhe Suedia zënë vendin e dytë dhe të tretë dhe ato pasohen nga Islanda, Holanda, Danimarka, Spanja, Gjermania, Australia dhe Belgjika.

Vendet më të këqija për të qenë nënë janë Somalia, Republika Demokratike e Kongos, Mali dhe Nigeri.

“Save the Children” vlerëson se 800 nëna dhe 18,000 fëmijë të vegjël vdesin çdo ditë nga shkaqe kryesisht të parandalueshme.

Raporti krahason 178 vende në aspektin e shëndetit të nënave, vdekshmërisë së fëmijëve, arsimit, nivelit të të ardhurave të grave dhe statusit politk.
XS
SM
MD
LG