Ndërlidhjet

Persona të armatosur rrahin një udhëheqës të tatarëve në Krime


Ilustrim

Ilustrim

Një anëtar i tatarëve të Krimesë është rrahur nga persona të armatosur në gadishullin Krimeja.

Udhëheqësi i departamentit për marrëdhënje me jashtë në grupin Mejlis të tatarëve Ali Hamzin, ka njoftuar për Radion Evropa e Lirë, se persona të panjohur e me uniforma ushtarake, e kanë rrahur Abdurrahman Egiz.

Sipas tij, Egiz, është rrahur në mënyrë brutale dhe atë pasi që personat e kishin kontrolluar makinën e tij në Simveropol, dhe atë për shkak se ai kishte refuzuar që ta tregonte letërnjoftimin e tij.

Hamzin ka shtuar se sulmet e dhunshme ndaj tatarëve të Krimesë, ka gjasë që të intensifikohen këto ditë, pikërisht në prag të afrimit të datës 18 maj, kur edhe shënohet 70 vjetori i dëbimit të tatarëve nga Azia Qendrore.

Grupi Mejlis nuk e ka njohur aneksimin e Krimesë së Ukrainës, nga ana e Moskës.

Më 4 maj, prokurori i përgjithshëm në Krime, ka paralajmëruar se organizata Mejlis mund të shkatërrohet, në rast se angazhohet në veprimtari ekstremiste.
XS
SM
MD
LG