Ndërlidhjet

Obama ndalon përfitimet tregtare për Rusinë


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, planifikon t’i japë fund të drejtës së Rusisë për përfitime tregtare, bazuar në një program që ndihmon vendet në zhvillim.

Me këtë hap, Uashingtoni do të ndëshkojë Rusinë për aneksimin e Krimesë dhe për rolin e saj në destabilizimin e Ukrainës lindore.

Obama ka njoftuar Kongresin se do të tërheqë qasjen e Rusisë në Sistemin e Përgjithësuar të Preferencave, program që përjashton vendet e privilegjuara nga tarifat për mallra të caktuara.

Rusia ka qenë përfituesja e nëntë më e madhe e këtij programi vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG