Ndërlidhjet

Ariu vret një punëtor të naftës në Kanada


Një punëtor i kompanisë kanadeze të naftës Suncor u vra nga një ari që humbi rrugën dhe u afrua te rezervat e naftës.

"Punëtori u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes", tha në një deklaratë të mërkurën, nga kompania më e madhe e energjisë në Kanada.

"Agjentët nga Policia Mbretërore Kanadeze dhe divizioni i mjedisit i Albertas, shkuan në vendin e ngjarjes dhe e mbytën kafshën", thuhet në deklaratën e kompanisë.

Policia tha se ariu ishte mashkull.

"Jemi të tronditur nga ky incident shumë të pazakontë dhe nuk ka fjalë për të shprehur tragjedinë e kësaj situate", tha Mark Little, zëvendëspresident ekzekutiv i Suncor.

Rezervarët e naftës ndodhen 25 kilometra në veri të Fort McMurray, në veriperëndim të Albertas.

Zona ka shpërthyer në dekadën e fundit, derisa kompanitë e naftës kanë nisur projektet për nxjerrjen e naftës nga rëra bituminoze, të cilat mbajnë naftë të mjaftueshme për t'i dhënë Kanadasë rezervat e treta më të mëdha të naftës në botë.
XS
SM
MD
LG